Qytetarët shijojnë diellin në plazh në Vlorë, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar

02 janar 2025 | 10:12

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar këtë mëngjes një video në Facebook që tregon qytetarët duke shijuar diellin dhe detin në plazhet e Vlorës në ditët e para të vitit 2025.

Pamjet kreu i qeverisë i ka shoqëruar me mesazhin: “MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje se si ka nisur 2025 në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”.

Në video duken disa qytetarë në bregdet, disa duke ecur pranë detit, ndërsa të tjerë bëjnë plazh falë motit të ngrohtë për sezonin dimëror.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Inteligjenca Artificiale apo më saktë ChatGPT ka përpiluar një formacion…