Behrami në mars debuton në boksin profesionist

23 janar 2025 | 12:00

Boksieri i njohur nga Kosova, Patriot Behrami më 15 mars do të debutojë në boksin profesionist. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Besim Brahimi me anë të një postimi në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

“Boksieri ynë Patriot Behrami, i cili është me ma se shumti përvojë dhe tituj në boksin vendor amator po fillon karrierën në boksin profesionist më 15 mars. Ne si klub do i qëndrojmë pas me mundësitë tona. E falënderojmë ish-boksierin kosovar tani menaxherin e boksit profesionist Shpejtim Shalën për përkrahjen në ketë drejtim. Suksese trimi ynë”, ka shkruar Brahimi.

May be an image of 10 people and text

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka lëshuar…