Digjet një automjet në dalje të Malishevës

12 mars 2025 | 22:53

Një automjet i tipit Pick Up është djegur ndërsa po lëvizte në dalje të Malishevës.

Lexues kanë dërguar pamje nga momenti i tërheqjes mekanike të tij nga vendi i ngjarjes, ndërsa shihet e dëmtuar në pjesën e përparme.

Ajo çfarë shihet në video, vërehen edhe zjarrfikësit dhe autoritetet policore.

Nga ky rast, nuk raportohet për të lënduar rëndë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se askush…