Samir Shahini emërohet drejtor i Arsimit në kryeqytet

01 prill 2025 | 19:27

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka emëruar drejtor të Arsimit në Kryeqytet, Samir Shahinin. Shahini ka zëvenduar ish-drejtoreshen e Arsimit, Jehona Lushakun e cila është zgjedhur deputere e Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi i plotë i keyetarit Rama:

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Ai ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative. Angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. Ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore.

Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet.

Vizioni dhe angazhimi i tij janë në harmoni me synimet tona për ngritjen e cilësisë në shkolla dhe zgjerimin e reformës të mësimit tërëditor.

Falenderojmë drejtoreshën e deritanishme të arsimit, Jehona Lushaku, për punën e mrekullueshme që ka bërë këto vite. Urojmë që angazhimi dhe përkushtimi i saj të vazhdojë me sukses në Kuvendin e Kosovës si deputete.

Samir, mirë se vjen!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 prill, presidentja ka caktuar datën e konstituimit të…