Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur edhe axha i tij

09 tetor 2026 | 17:56

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër i plagosur. Express ka mësuar se dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe mikun e tij, ndërsa i plagosur në këtë rast ka mbetur axha i të dyshuarit.

Lidhjen familjare mes tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një komunikatë të lëshuar për këtë rast.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet, tha policia.

Dy viktimat ishin të moshës 30-vjeçare, konfirmoi policia. I plagosuri është duke u trajtuar në QKUK.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që…