Daut Haradinaj thotë se nuk do të votojnë në Kuvend derisa nuk ka dorëheqje të qeverisë
17 prill 2025
| 12:54
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve derisa qeveria nuk jep dorëheqje.
“Jo nuk do ta votojmë derisa nuk ka dorëheqje të kryeministrit. Nuk mundesh prej objektit të Kuvendit në zyrën e qeverisë”, ka thënë Haradinaj para nisjes së seancës.



