De Bruyne kërkohet edhe nga dy klube amerikane

18 prill 2025 | 13:20

Pas disa vitesh te Manchester City, Kevin De Bruyne do të largohet, në kërkim të një aventure të re. Disa ekipe kërkojnë shërbimet e belgut, por ende nuk ka diçka konkrete. Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, në gjurmët e tij janë edhe dy klube të tjera amerikane.

Kalimi te New York City është i mundshëm, ndërsa kohëve të fundit përflitet për një transferim te DC United. “Të jem i sinqertë, nuk e di. Mund të ketë mundësi të qëndroj në Angli. Më duhet ende të flas me klubet dhe mbi të gjitha me familjen time”, ka thënë De Bruyne.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
26 vjet nga Beteja e Marecit (18-23 prill 1999) Kujtim…