Zelensky: Ukrainasit nuk do t’ua dorëzojnë tokën pushtuesve!

09 gusht 2025 | 13:37

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk mund të shkelë Kushtetutën e saj për çështjet territoriale, duke theksuar se “ukrainasit nuk do t’ua dorëzojnë tokën pushtuesve”.

Duke komentuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë më 15 gusht, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme për zgjidhje konkrete që mund të sjellin paqe.

Megjithatë, ai paralajmëroi se çdo zgjidhje që nuk përfshin Kievin “do të ishte një zgjidhje kundër paqes”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka dale në përkrahje…