Tahiri: Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificë kombëtare në Speciale
16 shtator 2025
| 16:39
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka vlerësuar lartë kontributin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Ajo ka theksuar se ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificë kombëtare në Gjykatën Speciale.
Tahiri ka shkruar se pushtetarët aktual nuk kanë bërë asgjë bërë asgjë për shtetin.
“Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificën kombëtarë në Gjykatën Speciale. Të tjerët që nuk bënë asgjë po dëmtojnë shtetin dhe aleancën me aleatin kryesor – çfarë paradoksi. S’do ta kishim besuar sidomos ne që ishim në krye të shtetbërjes..”, ka shkruar në “Facebook”.



