Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

23 tetor 2026 | 17:24

Ambasada gjermane në Kosovë, ka ndarë deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas Samitit të Procesit të Berlinit.

Në postim theksohet se ‘’BE’ja duhet të zgjerohet’’, dhe se, në samitin e djeshëm, Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

”Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në reagim.

“BE-ja duhet të zgjerohet.”

Kancelari federal Friedrich Merz

Në Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit, në Sveti Stefan , Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës. 🤝

Bashkëpunimi rajonal po sjell tashmë përfitime konkrete për qytetarët:

↗️ Tregti më të lehtë,
↗️ Njohje të kualifikimeve profesionale,
↗️ Më shumë mundësi për të rinjtë.

Faleminderit, Mali i Zi , për kryesimin e shkëlqyer dhe për programin vjetor më gjithëpërfshirës të Procesit të Berlinit deri më sot!

I urojmë gjithë të mirat Austrisë në kryesimin e ardhshëm, me fokus te të rinjtë, pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës,…