Ferit Idrizi del në punë, pasi fitoi kundër Sylejman Mehollit dhe Xhafer Tahirit

10 nëntor 2025 | 14:08

Ferit Idrizi i PDK-së, i cili ka rikonfirmuar fitoren në balotazh ndaj Sylejman Mehollit të LV-së dhe Xhafer Tahirit të LDK-së, është rikthyer sot në punë.

Ai ka publikuar edhe video ku është pritur nga stafi i administratës në komunën e Vushtrrisë.

“Sot u ktheva në zyrë për t’i vazhduar punët që s’janë ndalur asnjëherë, as gjatë fushatës. Pas fitores së mbrëmshme, u prita me ngrohtësi nga punonjësit e administratës komunale, me të cilët vazhdojmë çdo ditë punën për qytetin tonë. Falënderim i sinqertë për secilin qytetar që besoi në vizionin dhe përkushtimin tonë. Vushtrria ecën përpara me punë, përgjegjësi dhe rezultate”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
NJOFTIM PUBLIK Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,…