Hoxhaj: Vendimi i KQZ-së për rinumërim të plotë të votave, hap i domosdoshëm

19 janar 2026 | 14:29

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka mirëpritur vendimin e KQZ-së për rinumërim të plotë të votave në gjithë vendin.

Ai ka shkruar në “Facebook” se vota është e shenjtë dhe nuk guxon të preket, të deformohet apo të manipulohet.

“Vendimi i KQZ-së për rinumërim të plotë të votave, është hap i domosdoshëm për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Vota është e shenjtë dhe nuk guxon të preket, të deformohet apo të manipulohet. Çdo votë duhet të numërohet saktë dhe drejt. Personat përgjegjës për këto parregullsi duhet të japin përgjegjësi. Vetëm kështu ruhet besimi në demokraci dhe në institucionet e shtetit”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen e klubeve…