Reshitaj: LV-ja s’pati votë për një kandidate shqiptare, kurse e votoi një të Listës Serbe

13 shtator 2026 | 13:22

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Reshita ka kritikuar LV-në për standarde të dyfishta, pasi, sipas saj, partia e Albin Kurtit për vite të tëra ka ndërtuar kauzën kundër Listës Serbe.

Reshitaj është shprehur se nuk është e qartë se si deputetët e LV-së nuk e votuan një kandidate shqiptare për nënkryetare të Kuvendit, derisa votat i dhanë për një tjetër nga komuniteti serb.

Madje, sipas saj, LV-ja e ka quajtur Listën Serbe edhe si parti terroriste.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, duhet të shihet me më shumë vëmendje. VV-ja për vite të tëra ka ndërtuar një kauzë të fuqishme politike kundër Listës Serbe, duke e cilësuar atë edhe si organizatë terroriste, e të cilën kurrë nuk e dënoi institucionalisht, sot e votoi për nënkryetare. Pse u krijua ajo kauzë kundër Listës Serbe? Por, kontradikta bëhet edhe më e thellë, maskat zhvishen edhe më shumë. LV-ja nuk kishte votë për një kandidate shqiptare, por kishte votë për një kandidate serbe”, ka thënë Reshitaj  në një video-adresim në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se ka votuar kundër kandidates së Listës Serbe dhe gjithmonë do të veprojë njëjtë, sidomos pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Reshitaj ka drejtuar një mori pyetjesh për deputetët e LV-së që dhanë votën pro kandidates së Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i Manchesterit pritet të jetë një nga përballjet më…