Kurti shkon në presidencë pasi u propozua për mandatar për formimin e qeverisë së re: Më ftoi Haxhiu

13 shtator 2026 | 13:06

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në presidencë.

Ai u ka deklaruar gazetarëve se ishte ftuar në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Më ka ftuar në takim kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe aty po shkoj tani”, është shprehur ai.

LV-ja paraprakisht ia ka dorëzuar Haxhiut propozimin për mandatimin e Kurtit për formimin e qeverisë së re, menjëherë pasi Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin, megjithëse nuk është zgjedhur nënkryetari nga PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti është propozuar për mandatar për formimin e qeverisë…