Nenad Rashiq thotë se ka gabuar me deklaratën për Manastirin e Deçanit: I kam ngatërruar dy ngjarje

09 mars 2026 | 09:40

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

Në një përgjigje telefonike për KALLXO.com, ai ka thënë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq, duke shtuar se i vie keq nëse kjo deklaratë ka krijuar konfuzion por që nuk e ka bërë qëllimisht.

https://kallxo.com/lajm/rashiq-thote-se-ka-gabuar-me-deklaraten-per-manastirin-e-decanit-i-kam-ngaterruar-ngjarjet/?fbclid=IwZnRzaAQbZpJleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeA60L8A2RNSxM8oRYQyUQG9p_eIFLmnHX6ewshGNzOEqkAunROMDorWWmwXc_aem_Gbo1YFqRKrT1rjXZuPzYzw

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z.Besart…