Uran Ismaili: Me 16 shtator, Kosova feston!
Uran Ismaili, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur në Prishtinë, duke thënë se mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova u bënë bashkë në mbështetje të luftës çlirimtare dhe ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ismaili ka deklaruar se lidhja e qytetarëve me historinë dhe figurat që e kanë shënuar atë është e gjallë dhe më e fortë se kurrë.
“Me 16 shtator, Kosova feston!”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë:
Prishtina u bë vendtakim i mijëra qytetarëve nga e gjithë Kosova në “Marshin për Liri”, ndërsa Kosova e dha mesazhin e qartë te solidaritetit me luftën çlirimtare, dhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Lidhja jonë me historinë tonë, dhe me njerëzit që e kanë shënuar atë është e gjallë dhe më e fortë se kurrë.



