Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjen Berisha

14 prill 2026 | 13:25

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së Avni Berisha.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj.

“Do ta kujtojmë përjetë si njeri me vlerat më të larta njerëzore”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka treguar se Berishën e kishte edhe shok të shkollës.

“Avni Berishën nga Pozhari i Deçanit e njoha në bankat e shkollës dhe rrugëtuam bashkë në të gjitha etapat”.

“Ngushëllime familjes, bashkëluftëtareve dhe miqve!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me nr. Fiskal 600181846,…