Thuram drejt Galatasarayt

24 maj 2026 | 13:40

Galatasaray po tenton një goditje të madhe në afatin veror.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, kampioni i Turqisë ka shfaqur interes serioz për mesfushorin francez të Juventus, Khephren Thuram.

Klubi turk besohet se është gati të ofrojë rreth 35-40 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, ndërsa kontaktet e para eksploruese tashmë kanë nisur.

Sipas mediave italiane, gjithçka mund të varet nga kualifikimi i Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Në rast se bardhezinjtë mbesin jashtë kompeticionit më të madh evropian, atëherë drejtuesit e klubit mund të detyrohen të sakrifikojnë disa lojtarë të rëndësishëm për arsye financiare, me Thuram që konsiderohet një nga emrat më të kërkuar në treg.

Galatasaray kishte tentuar më herët edhe për Teun Koopmeiners, por tashmë fokusin kryesor e ka zhvendosur te francezi, i cili ka bindur me forcën fizike, dinamizmin dhe paraqitjet e tij në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente…