Franca mposht Marokun dhe siguron gjysmëfinalen e Botërorit

10 korrik 2026 | 00:34

Franca është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Marokun me rezultat 2:0 në çerekfinalen e zhvilluar të enjten.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse francezët patën mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi. Kylian Mbappé humbi një penallti, me portierin Yassine Bounou që arriti ta ndalë goditjen e tij.

Në fraksionin e dytë, Franca rriti ritmin dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të, kur Mbappé realizoi për 1:0. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembélé dyfishoi epërsinë, duke vulosur fitoren 2:0 të “Les Bleus”.

Maroku tentoi të rikthehej në lojë në minutat e mbetura, por nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të rihapur sfidën.

Me këtë fitore, Franca siguron një vend në gjysmëfinalen e Botërorit dhe vazhdon rrugëtimin drejt trofeut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri…