Qeveria miraton alokimin e 2.24 milionë eurove për Radio Televizionin e Kosovës
10 korrik 2026
| 21:24
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në vlerë prej 2,240,000 euro për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ky vendim është marrë në mbledhjen e 27-të të Qeverisë, e cila është zhvilluar në formë elektronike.
Alokimi i mjeteve buxhetore bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe synon sigurimin e financimit për funksionimin e transmetuesit publik, në përmbushje të përgjegjësive dhe misionit të tij ligjor.



