ENVER HOXHA – LINDJA MË E MADHE SHQIPTARE – 16 TETOR 1908

16 tetor 2026 | 12:44


Ismet Sylejmani

E Premtja e16 tetorit të vitit 1908, 118 më parë, paralajmëronte një sihariq të jashtëzakonshëm, sepse në Gjirokastrën e gurtë, një Nënë e thjeshtë shqiptare, sillte në jetë birin e saj, me emrin Enver Hoxha!

Në atë shtëpi, mes dhembjes së lindjes dhe gëzimit të Nënës, dëgjohej e qara e parë e një foshnjeje, zë që do të buqiste në çdo skaj të Shqipërisë e që do ta dëgjonte e gjithë bota, miqtë dhe armiqtë!

Askush nuk mund ta dinte se ditën e Premte të 16 Tetorit 1908, kur lindi foshnja me emrin Enver Hoxha, se emri i tij do të lidhej pazgjidhshmërisht me fatin e Shqipërisë, me luftën Nacional Çlirimtare Kryekomandant i së cilës u bë, me pushtetin popullor dhe me një epokë të tërë të historisë së saj të lavdishme!

Historia na mëson se mbi atë djep ku u përkund Enveri rëndonin shekuj robërie, plagë pushtimesh dhe brenga të një populli që ende priste ditët e mira të shtetit të vet!

Jashtë mureve të shtëpisë së lindjes qëndronte Gjirokastra e lashtë, krenare, me gurin e rëndë dhe kujtesën e gjatë në historinë lavdimadhe të Shqipërisë e të popullit e Kombit shqiptar!

Për neve që e nderojmë figurën e Enver Hoxhës, kjo datë mbetet më shumë se një përvjetor lindjeje!

Është kujtimi i zanafillës së një jete që e lidhim me qëndresën antifashiste, me sovranitetin dhe me përpjekjen për ta ngritur Shqipërinë mbi rrënojat e varfërisë të prapambetjes shekullore e të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare!

Të Premten e 16 Tetorit 1908, në një shtëpi të Gjirokastrës, u përkund një djep i foshnjës me emrin Enver Hixha, i cili nuk e njohi dhe nuk e pranoj hartën e kartës së Helsinkut, e cila Kosovën e bënte pjese të natyrshme të Serbisë!

UÇK, SHBA dhe NATO-n e quan në vend qendrimin e Enver Hoxhes, se Kosova nuk kishte asgjë të përbashkët me Serbinë pushtuese!

Prishtinë, 16 Tetor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka njoftuar për rritjen prej…