Spanja mposht Belgjikën, kualifikohet në gjysmëfinale
10 korrik 2026
| 23:29
Spanja është gjysmëfinalistja e dytë e Kampionatit Botëror 2026. Kampioni në fuqi i Europës fitoi me mund të madh 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinale. Fabian Ruiz kaloi spanjollët në avantazh në minutën e 30-të të ndeshjes.
11 minuta më vonë, De Ketelaere barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Spanja e pati iniciativën vazhdimisht, ndërsa golin e gjeti tek në minutat e fundit. Ishte Mikel Merino që shënoi në minutën e 88-të, dy minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Kësisoj, Spanja e siguron gjysmëfinalen, aty ku do të përballet me nënkampionin e botës, Francën, e cila mbrëmë e eliminoi Marokun.



