Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

12 korrik 2026 | 14:10

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të dielën, më 12 korrik, se ka propozuar zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, raportoi Reuters.

Në një postim në platformën X, Zelensky e falënderoi Svirydenkon për punën e saj “të pastër, të qëndrueshme dhe efektive” në krye të qeverisë, si dhe për vitet e shërbimit të saj ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas la të kuptohet se Svirydenko mund të marrë një rol të ri me rëndësi në marrëdhëniet e Ukrainës me një nga partnerët e saj kyç, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë detyrë.

Zelensky nuk ka bërë ende të ditur se kush do të propozohet për të marrë postin e kryeministrit, ndërsa priten zhvillime të tjera lidhur me ndryshimet në qeverinë ukrainase.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Argjentinës, Julián Álvarez, ka dhënë një deklaratë emocionuese…