Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin belg Grégoire Cuvelier
13 korrik 2026
| 12:54
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Haxhiu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, për dialogun e hapur me institucionet e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj vendit.
Ajo i uroi ambasadorit suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.



