Trump rivendos bllokadën ndaj anijeve iraniane nëpër Hormuz: Nga ky moment, SHBA është kujderstare e ngushticës
“Ngushtica e Hormuzit është E HAPUR dhe do të mbetet E HAPUR, me ose pa Iranin. Ne po rivendosim BLLOKADËN IRANIANE, e quajtur kështu sepse ndalon vetëm anijet iraniane ose klientët e tyre të hyjnë ose të dalin. Të gjitha vendet e tjera do të kenë përdorim të drejtë dhe të lirë të Ngushticës”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
Trump përsëriti se SHBA-ja do të jetë “kujdestarja” e Ngushticës së Hormuzit dhe se do t’u ngarkojë transportuesve komercialë një tarifë prej 20% të vlerës së ngarkesës së tyre, për ta kompensuar SHBA-në për sigurimin e ngushticës, raporton CNN.
“SHBA-ja, duke filluar nga ky moment, do të njihet si ‘KUJDESTARJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT’, por si e tillë, dhe në emër të DREJTËSISË, do të rimbursohet, në masën 20% të çdo ngarkese të transportuar, për çdo dhe të gjitha kostot e nevojshme për kryerjen e detyrës së garantimit të sigurisë dhe mbrojtjes në këtë pjesë shumë të paqëndrueshme të botës”, tha ai.



