REKORD NË PRODHIMIN DHE EKSPORTIN E KONCENTRATEVE Pb DHE Zn
Njësitë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg dhe Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë kanë arritur rezultatin më të lartë të prodhimit dhe eksportit të koncentrateve të plumbit (Pb) dhe zinkut (Zn) në 6-mujorin e parë të vitit 2026, duke vazhduar trendin e rritjes dhe përmirësimit të performancës.
Rritja e prodhimit dhe eksportit:
2026 krahasuar me 2025: +25,1%
2026 krahasuar me 2024: +73,7%
Rezultatet sipas koncentrateve:
Koncentrati i Plumbit (Pb)
+11,9% krahasuar me vitin 2025
+55,9% krahasuar me vitin 2024
Koncentrati i Zinkut (Zn)
+36,1% krahasuar me vitin 2025
+88,6% krahasuar me vitin 2024
Ky rezultat është dëshmi e angazhimit të punëtorëve, profesionalizmit të stafit teknik dhe menaxherial, si dhe e përkushtimit për rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e proceseve të punës.
Falënderim për të gjithë punonjësit e Njësive Biznesore Stan Tërg dhe Kishnicë dhe Artanë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre bënë të mundur arritjen e këtij rekordi.
Trepça Sh.A. – Punojmë sot, krijojmë vlerë për nesër.




