Ismaili takohet me drejtoreshën e CEF-it, diskutohet avancimi i bashkëpunimit dhe ngritja e kapaciteteve institucionale

13 tetor 2026 | 14:08

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja, Nesrin Shileku-Shala, zhvilloi takim me drejtoreshën e Qendrës për Ekselencë në Financa (CEF), Jana Repanšek, e shoqëruar nga Robert Bauchmueller, zyrtar kryesor për Strategji, në kuadër të Takimeve Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB).

Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe CEF-it, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale, zhvillimin e ekspertizës dhe shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Guvernatori Ismaili prezantoi reformat dhe prioritetet strategjike të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për përmbushjen efektive të mandatit dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare.

Vëmendje e veçantë iu kushtua koordinimit për realizimin e aktiviteteve dhe programeve të përbashkëta të planifikuara, si dhe diskutimit të aspekteve organizative të ngjarjeve rajonale, me synim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në rajon.

Guvernatori Ismaili vlerësoi partneritetin me CEF-in dhe kontributin e tij në zhvillimin e kapaciteteve institucionale, duke riafirmuar përkushtimin e BQK-së për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Takimi është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të BQK-së për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të stabilitetit financiar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit financiar të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës…