Sekretari i LDK-së konfirmon pranimin e nënshkrimeve: Do t’i verifikojmë me Komision, pastaj japim detaje
15 korrik 2026
| 14:13
Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, në një përgjigje për gazetën “Express” ka konfirmuar se kanë pranuar listën më nënshkrime.
Ferati ka thënë se do të krijohet një Komision për verifikimin e nënshkrimeve dhe pastaj ose vetë si sekretar ose kryetari i LDK-së do të japin detaje për numrin e nënshkrimeve dhe hapat tutje.
“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe bashkangjitur një kopje e nënshkrimeve. Numrin s’mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe do të verifikojmë. Pasi që të bëhet procesi i verifikimi preliminar, dalim ose unë ose kryetari me një mesazh”, ka thënë Ferati.



