Gërvalla: Sot kam deponuar Kallëzimin Penal ndaj Snezhana Paunoviqit

16 korrik 2026 | 16:20

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se sot ka deponuar kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezhaba Paunoviq e cila ditë më parë deklaroi për “spastrimin etnik të Kosovës”.

Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social në ‘Facebook’ ka shkruar se Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit.

Sipas saj, nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besiana Hoti nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesën e klasës…