KFOR-i largon me inteligjencë artificiale fotografinë e Komandantit Legjendar Adem Jashari nga takimi me Sami Lushtakun
16 korrik 2026
| 16:01
Në takimin e zhvilluar sot ndërmjet zëvendëskomandantit të KFOR-it në Kosovë dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në zyrën e këtij të fundit ishte e vendosur fotografia e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, siç shihet edhe në fotografitë e publikuara nga vetë kryetari.
Megjithatë, në fotografitë e publikuara nga misioni i KFOR-it në Kosovë, të realizuara gjatë të njëjtit takim, vërehet se fotografia e Adem Jasharit nuk shfaqet, duke krijuar përshtypjen se imazhet janë redaktuar, qoftë përmes programeve të përpunimit të fotografive apo mjeteve të inteligjencës artificiale.
Në fotografitë e publikuara nga kryetari Lushtaku, fotografia e Adem Jasharit dhe simbolet e tjera kombëtare shihen qartë.



