Mblidhet LDK-ja, Manaj: Vendimi për kuvendin merret pas verifikimit të nënshkrimeve
16 korrik 2026
| 13:46
Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i partisë. Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë Xhafer Tahiri dhe Sokol Haliti, ndërsa para mediave është deklaruar edhe Shkëmb Manaj. Manaj konfirmoi se bëhet fjalë për një takim të brendshëm, ndërsa lidhur me nismën për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së tha se vendimi do të merret vetëm pasi të përfundojë verifikimi i nënshkrimeve. Manaj ka theksuar se thirrja e kuvendit të LDK-së do të trajtohet me urgjencë, për shkak të procesit të formimit të institucioneve të reja të Kosovës.



