Pas rasteve me helmime në Han të Elezit, kryetari Mehmet Ballazhi pranë qytetarëve dhe në koordinim me institucionet

16 korrik 2026 | 11:08

Në situatën e krijuar pas rasteve të dyshuara të helmimeve në Han të Elezit, kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, ka reaguar me përgjegjësi dhe transparencë, duke informuar vazhdimisht qytetarët për zhvillimet dhe masat që po ndërmerren.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë periudhës 13–15 korrik, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë trajtuar 110 persona me simptoma të gastroenteritit, ndërsa 5 raste janë referuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe QKUK. Mostrat janë dërguar për analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa institucionet kompetente janë në pritje të rezultateve.

Kryetari Ballazhi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet shëndetësore dhe u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin spekulimet, të ndjekin vetëm informacionet zyrtare dhe, në rast të shfaqjes së simptomave, të kërkojnë menjëherë ndihmë në QKMF.

Qasja e tij e hapur, komunikimi i vazhdueshëm me publikun dhe angazhimi për menaxhimin e situatës kanë dëshmuar përkushtimin e institucioneve komunale për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe adresimin me seriozitet të çdo shqetësimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 16.07.2026* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…