Djali i dëshmorit Sherif Jashari nga Prekazi, Samedin Jashari, në rolin kryesor të filmit “Tokë e Djegur”

17 korrik 2026 | 11:29

Samedin (Sherif) Jashari nga Prekazi, biri i dëshmorit të kombit Sherif Jashari dhe bashkëatdhetar që jeton e vepron në diasporë, do të jetë një nga protagonistët kryesorë të filmit artistik “Tokë e Djegur”, me skenar dhe regji të Ganimet Bytyqit (Lalushit).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Samedini përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet krenar që është bërë pjesë e një projekti që i kushtohet luftës së Kosovës dhe sakrificës për liri.

“Është nder i madh për mua të jem pjesë e një projekti që i kushtohet historisë sonë, sakrificës dhe rrugës drejt lirisë”, ka shkruar ai.

Pesha e këtij roli bëhet edhe më domethënëse duke ditur se Samedini është biri i dëshmorit Sherif Brahim Jashari, i cili ra heroikisht gjatë Epopesë së UÇK-së, më 7 mars 1998, duke luftuar krah për krah me Adem Jasharin në mbrojtje të Prekazit.

Filmi “Tokë e Djegur” trajton ngjarje të frymëzuara nga lufta e Kosovës 1998–1999, duke ndërthurur histori sakrifice, dashurie, bese dhe mbijetese. Xhirimet do të realizohen në Kosovë, Shqipëri dhe Francë, ndërsa projekti premton të sjellë një rrëfim të fuqishëm për luftën dhe rrugën drejt lirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtarë…