Kapen duke bërë gara me vetura në Prishtinë, dy shoferëve u merret patenta për një vit

17 korrik 2026 | 11:51

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës.

Pas identifikimit të kundërvajtësve, policia thotë se ka shqiptuar ndaj secilit prej tyre gjobë prej 500 eurosh, ndalim të drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj, si dhe 5 pikë negative.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëv”, thotë PK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“ScrapXchange” L.L.C. m nr. Unik Identifikues: 812332154, Bënë shpallje per…