Aksion për lirimin e banesave komunale, Rama: Prona publike nuk mund të uzurpohet
18 korrik 2026
| 17:07
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për aksionin e Drejtorisë së Pronës për lirimin e banesave komunale në kryeqytet.
Rama përmes një postimi në Facebook tha se ‘prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private’.
Postimi i plotë i tij:
PO LIROHEN BANESAT KOMUNALE!
Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.
Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë.
Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale!



