Dukagjini prezanton brazilianin Luan Leite da Silva

18 korrik 2026 | 22:24

KF Dukagjini ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit qendror brazilian, Luan Leite da Silva.

30-vjeçari vjen në Klinë pas një eksperience të gjatë në futbollin evropian, ku ka luajtur për klube si FC Liefering, Sturm Graz, SKN St. Pölten, Ionikos dhe Lokomotiv Plovdiv.

I formuar te akademia Red Bull Brasil, Luan sezonin e kaluar ishte pjesë e Hertha Wels në Austri.

Ai pritet të sjellë përvojë dhe siguri në repartin defensiv të Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Vojvoda është zyrtarisht lojtar i Udineses. Klubi italian ka…