Finalja e madhe: Formacionet e mundshme të Spanjës dhe të Argjentinës
Gjithçka është gati për aktin e fundit të Kupës së Botës 2026.
Në stadiumin “MetLife” në New Jersey, Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në një finale që premton spektakël, mes dy Kombëtareve që e kanë dominuar turneun me stile të ndryshme loje.
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, pritet ta konfirmojë thuajse të njëjtin formacion që e eliminoi Francën në gjysmëfinale.
Në anën tjetër, Lionel Scaloni e ka vetëm një dilemë në repartin ofanziv, ku Julián Álvarez dhe Lautaro Martínez garojnë për një vend në sulm përkrah Lionel Messit, përcjell “Gazeta Express”.
Formacionet e mundshme:
Spanja (4-3-3):
Unai Simón; Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián Ruiz, Dani Olmo; Lamine Yamal, Oyarzabal, Álex Baena.
Argjentina (4-4-2):
Emiliano Martínez; Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Tagliafico; Giuliano Simeone, Enzo Fernández, Leandro Paredes, Alexis Mac Allister; Lionel Messi, Julián Álvarez (në avantazh ndaj Lautaro Martínez).
Spanja mbërrin në finale me mbrojtjen më solide të turneut, pasi e ka pësuar vetëm një gol gjatë gjithë Botërorit, ndërsa Argjentina ka treguar karakter të jashtëzakonshëm duke i përmbysur disa ndeshje të vështira gjatë rrugës drejt finales.
Dueli mes Lamine Yamalit dhe Lionel Messit pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të kësaj mbrëmjeje historike.



