Alsat: Janë gjetur të vdekur tre familjarët që ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës

20 korrik 2026 | 00:38

Tre kosovarët që ishin raportuar të zhdukur në Shkup dyshohet se mund të kenë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Burimet e ALSAT bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me Kosovën. SIpas disa të dhënave të mëhershme, 2 prej personave mendohet se janë marrë nga aeroporti i Shkupit dhe përgjatë rrugës për në Kosovë, ende pa kaluar kufirin, janë rrëzuar.

Në media, një ditë më parë u raportua për tre personat e raportuar të zhdukur, ndërkohë që familjarët e tyre apelonin për ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e tyre. Sipas njoftimit nga familjarët, bëhej fjalë për Ejup Ternavën, Çenet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në Shkup.

Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, dhe udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Tre persona të zhdukur, familjarët thonë se u nisën nga Shkupi drejt Kosovës – kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka triumfuar në Kupën e Botës 2026, pasi ka…