Me plis në mes të Skandinavisë, KF 2 Korriku arrin sukses të madh në Gothia Cup

20 korrik 2026 | 16:36

KF 2 Korriku nga Prishtina ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Gothia Cup 2026, turneun më të madh ndërkombëtar të futbollit për grupmoshat e reja, që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë.

Skuadra prishtinase është renditur mes tetë ekipeve më të mira në kategorinë B15, në konkurrencë me 252 skuadra nga vende të ndryshme të botës, duke dëshmuar cilësi, talent dhe paraqitje të nivelit të lartë.

Përveç suksesit sportiv, 2 Korriku është vlerësuar edhe jashtë fushës, duke fituar çmimin “Best Outfit Award 2026” gjatë ceremonisë hapëse të turneut, për paraqitjen më të mirë me kostume kombëtare.

Për këtë arritje ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka përgëzuar klubin prishtinas, duke theksuar se ky rezultat promovon sportin, kulturën dhe identitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ministria ka uruar futbollistët, trajnerët dhe stafin e klubit për paraqitjen e tyre në një nga turnetë më prestigjioze të futbollit për të rinj në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po rrisin numrin e…