Zyrtare: Garcia largohet nga Kombëtarja e Belgjikës
Francezi Rudy Garcia nuk është më selektor i Kombëtares së Belgjikës, ka njoftuar të hënën federata belge.
Në njoftim thuhet se Garcias nuk do ti vazhdohet kontrata me federatën, e cila skadon në fund të këtij muaji.
Te Belgjika kanë falënderuar Garcian për punën e tij gjatë kësaj periudhe, ndërkohë tekniku francez ka thënë se largohet me kokën lartë.
Garcia në muajin shkurt të vitit të shkuar mori drejtimin e Belgjikës, duke zëvendësuar në postin e selektorit Domenico Tedescon.
Përgjatë 18 muajve nën urdhrat e Garcias, Belgjika siguroi vendin e saj në Ligën A të Ligës së Kombeve, si dhe siguroi kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Belgjika në Botërorin tashmë të përfunduar, arriti deri në çerekfinale ku u eliminua nga Spanja, kombëtare që u shpall kampione e botës.



