FSK-ja me aksion në deponinë e Sferkës në Pejë, flet Gazmend Muhaxheri
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet të angazhohet të mërkurën në ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës. Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Nesër do të ndërhyjë edhe FSK-ja me dy bagerë dhe disa kamionë”, ka deklaruar Muhaxheri.
Banorët e Sferkës protestuan sot te deponia, duke bllokuar rrugën për kamionët e KRU “Ambienti” dhe duke pamundësuar shkarkimin e mbeturinave.
Ata janë zotuar se nuk do të lejojnë funksionalizimin e deponisë. Megjithatë, kryetari Muhaxheri pati një mesazh për ta. “Le të dalin e t’i ndalin”, është shprehur ai.
Mbetet të shihet nëse Komuna e Pejës dhe banorët e Sferkës do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar rreth deponisë.



