Modric nuk pensionohet, rinovon me Milanin
21 korrik 2026
| 23:50
Luka Modric pritet të vazhdojë aventurën e tij me Milanin, pasi ka arritur një marrëveshje verbale me klubin italian për rinovimin e kontratës.
Sipas Fabrizio Romanos, mesfushori kroat i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Milanit dhe së shpejti do të firmosë një kontratë të re afatshkurtër.
Po ashtu, bëhet e ditur se Modric ka zhvilluar edhe një bisedë me trajnerin Ruben Amorim, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga klubi kuqezi.



