Në njoftimin e EBU-së thuhet se Zana Spahiu është profesioniste e fushës juridike me përvojë të gjerë institucionale në media publike dhe administratë ligjore.

Gjatë karrierës së saj, Spahiu ka punuar gjithashtu në sektorët kreativë dhe kulturorë, duke ofruar mbështetje ligjore për industrinë e filmit dhe projektet audiovizuale. Puna e saj ka përfshirë produksione filmike, të drejtat e autorit dhe pronësinë intelektuale, kontratat artistike, si dhe aspektet ligjore të projekteve mediale dhe kulturore, thuhet në njoftimin e EBU-së.

Përtej punës së saj juridike, ajo ka kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të proceseve administrative, si dhe ka mbështetur iniciativa kreative dhe kulturore në sektorin e mediave publike, përfundon njoftimi.