Hoxha: VV e ka pranuar se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në

21 korrik 2026 | 00:04

Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing”, se PDK-ja e ka kryer detyrën si parti opozitare.

Ajo tha se PDK-ja i është përgjigjur ftesës së kryeministrit të Kosovës për të parë që çfarë është pozicionimi i tij.

Tutje tha se Kurti asnjëherë nuk ka pasur ofertë serioze dhe Bedri Hamza e ka treguar pozicionimin e PDK-së. Sipas saj VV e ka pranuar se nuk do marrëveshje me PDK-në.

Ajo tha takimet me Kuritn janë shndërruar në një lojë taktike.

“Edhe po mos të shkonim në takime do gjykoheshim prapë, këto takime janë shndërruar në një lojë taktike e teknike. Epilogu dihet kur ti je rreshtuar për vetëm një aktër të caktuar politik”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se nuk sheh…