Koha e një madhësie standarde ka kaluar: Europianët kërkojnë ekrane më të mëdha në telefonat inteligjentë për të përballuar detyra më komplekse

21 korrik 2026 | 16:26

Një studim i ri zbulon se deri në 85% e europianëve[1] i nisin detyrat në telefonin inteligjent vetëm për t’i përfunduar më pas në një pajisje me ekran më të madh, ndërsa zgjidhjen për këtë problem e shohin te telefonat inteligjentë me ekran të palosshëm

Duke qenë se përdoruesit presin më shumë se kurrë më parë nga telefonat e tyre inteligjentë, një studim i ri tregon se pothuajse shtatë në dhjetë (69%[2]) europianë* dëshirojnë fleksibilitetin e një telefoni të hollë për përdorim të përditshëm, i cili mund të shpaloset në një ekran më të madh.

Qoftë për kryerjen e disa detyrave njëkohësisht me aplikacione të shumta, shënimin e dokumenteve apo montimin e videove, përdoruesit e sotëm të telefonave inteligjentë po i çojnë ekranet më të vogla deri në kufijtë e tyre. Shumica dërrmuese (85%¹) e përdoruesve europianë të përfshirë në studim në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë theksojnë se e kanë nisur një detyrë në telefonin inteligjent, por e kanë lënë të papërfunduar për ta vazhduar më vonë në një pajisje me ekran më të madh.

Pothuajse një e treta e të anketuarve (29%) përmendin hapësirën e kufizuar në ekran si një burim zhgënjimi gjatë kryerjes së detyrave komplekse, ndërsa një në katër përdorues (25%) ndihen të irrituar nga kalimi i vazhdueshëm mes aplikacioneve ose skedave të hapura.

Këto vështirësi janë ndër arsyet kryesore për shtyrjen e shumë detyrave, ku më të zakonshmet janë blerjet online ose krahasimi i produkteve (26%), leximi ose shqyrtimi i dokumenteve të rëndësishme (26%), si dhe editimi i fotografive apo videove (21%).

Më shumë hapësirë për momentet më të rëndësishme

Kur një detyrë përfshin detaje të rëndësishme ose marrjen e vendimeve, përdoruesit shpesh kërkojnë më shumë hapësirë për të shqyrtuar me kujdes përmbajtjen që kanë përpara. Të anketuarit shprehen se i shtyjnë detyrat, i kontrollojnë ato dy herë ose i kalojnë në pajisje të tjera, pasi shqetësohen se mund të humbasin ndonjë detaj të rëndësishëm ose të bëjnë ndonjë gabim.

Kjo ndodh më shpesh gjatë plotësimit të formularëve (26%), shqyrtimit të faturave, kontratave ose dokumenteve zyrtare (21%), si dhe gjatë kryerjes së pagesave ose transfertave të parave (19%).

Përdoruesit po e vlerësojnë gjithnjë e më shumë zhvillimin e pajisjeve me ekran të palosshëm si një zgjidhje praktike për këto nevoja, ndërsa përparësitë kryesore që ata veçojnë më shpesh janë:

  • Shfaqja krahasuese e informacionit në ekran (31%)
  • Përfundimi i detyrave pa pasur nevojë të kalojnë në një pajisje tjetër (30%)
  • Shikimi i videove, leximi ose luajtja e lojërave në një ekran më të madh (29%)

Ku përdoruesit humbasin përqendrimin

Zgjedhja e pajisjes është shumë e rëndësishme. Sot, telefonat inteligjentë luajnë një rol shumë më të madh në marrjen e vendimeve të përditshme. Falë fuqisë gjithnjë në rritje të procesorëve, ata janë shndërruar në qendra të vërteta kontrolli në xhep, duke mundësuar kryerjen e njëkohshme të disa detyrave komplekse:

  • Pothuajse gjysma e të anketuarve (48%) përdorin telefonin e tyre për të menaxhuar financat, faturat, shërbimet bankare, sigurimet ose për të plotësuar formularë.
  • Më shumë se katër në dhjetë përdorues (42%) shikojnë video, luajnë lojëra ose lexojnë përmbajtje, ndërkohë që njëkohësisht shkëmbejnë mesazhe ose shfletojnë internetin.
  • Më shumë se një e treta (38%) shqyrtojnë në të njëjtën kohë disa faqe interneti ose rrjete sociale.

Shtatë gjenerata përmirësimi

Duke qenë se përdoruesit po kërkojnë gjithnjë e më shumë pajisje që kombinojnë lehtësinë e transportit me ekrane më të mëdha, pajisjet me ekran të palosshëm kanë kaluar nga të qenit thjesht një risi e veçantë në një zgjidhje praktike për produktivitetin dhe argëtimin e përditshëm.

Samsung prezantoi për herë të parë kategorinë e pajisjeve me ekran të palosshëm shtatë vite më parë. Që atëherë, kompania ka ndjekur vazhdimisht mënyrën se si miliona njerëz i hapin dhe i mbyllin pajisjet e tyre çdo ditë, duke parë përmbajtje, punuar dhe krijuar në to, ndërsa ka përmirësuar përvojën e përdoruesit nga një gjeneratë në tjetrën.

Kjo njohje e thellë e zakoneve të përdoruesve po udhëheq zhvillimin e gjeneratës së re të pajisjeve, të krijuara me synimin për t’i bërë telefonat me ekran të palosshëm edhe më të dobishëm, intuitivë dhe një pjesë më të natyrshme të jetës së përditshme.

Benjamin Braun, Drejtor i Marketingut në Samsung Europe, u shpreh:

“Secili prej nesh ka një marrëdhënie të ndryshme me teknologjinë, por përdoruesit presin gjithnjë e më shumë që telefonat e tyre të mbështesin mënyrën e tyre të jetesës, punës dhe krijimit.

Pikërisht për këtë arsye, dizajni dhe formati i pajisjes po bëhen po aq të rëndësishëm sa edhe specifikat teknike. Një pajisje duhet të përshtatet pa probleme me zakonet e përditshme të njerëzve, dhe jo t’i detyrojë ata të përshtaten me të. Ky studim konfirmon atë që kemi mësuar përmes shtatë gjeneratave të zhvillimit inxhinierik të pajisjeve me ekran të palosshëm dhe dialogut të vazhdueshëm me konsumatorët. Njerëzit vlerësojnë telefonat me madhësi standarde për jetën e përditshme, por dëshirojnë hapësirë shtesë në ekran kur një detyrë e kërkon atë.”

Këto rezultate u publikuan përpara eventit Galaxy Unpacked, i cili do të zhvillohet në Londër më 22 korrik, ku Samsung do të prezantojë kapitullin e radhës të inovacioneve të tij në segmentin e telefonave inteligjentë me ekran të palosshëm. Për më shumë informacion rreth eventit të ardhshëm Galaxy Unpacked, vizitoni: samsung.com/unpacked.

[1] Përgjigjet e kombinuara “gjithmonë”, “shpesh”, “ndonjëherë” dhe “rrallë”.

[2] Përgjigjet e kombinuara “jam plotësisht dakord” dhe “jam pjesërisht dakord”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, në…