Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në vreshtin e fermerit nga Rahoveci

22 korrik 2026 | 09:06

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë zonën kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vreshtin e fermerit Edon Çanta, duke rrëzuar pothuajse tërësisht konstrukcionin mbajtës të hardhive dhe duke dëmtuar një pjesë të madhe të parcelës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rreshta të tërë hardhish të shtrira në tokë, ndërsa shtyllat dhe telat mbajtës janë rrëzuar nga forca e erës.

Si pasojë, prodhimi i këtij sezoni rrezikon të pësojë humbje të mëdha, ndërsa rikuperimi i vreshtit pritet të kërkojë kohë dhe investime të konsiderueshme.

Fermerët e zonës shprehen të shqetësuar për pasojat që kushtet e pafavorshme atmosferike po shkaktojnë në bujqësi, duke theksuar se fenomene të tilla po cenojnë seriozisht punën dhe të ardhurat e tyre.

Autoritetet pritet të bëjnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa fermerët kërkojnë mbështetje për të përballuar pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me…