Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA miraton projektligjin ushtarak prej 1.15 trilion dollarësh

23 korrik 2026 | 08:54

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar me 216 vota pro dhe 212 kundër projektligjin për buxhetin ushtarak prej 1.15 trilion dollarësh, i cili parashikon rritje të bashkëpunimit ushtarak dhe teknologjik me Izraelin.

Projektligji, i mbështetur nga administrata e presidentit Donald Trump, synon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, përfshirë financimin e operacioneve ushtarake ndaj Iranit.

Megjithatë, paketa përballet me pengesa në Senat, ku demokratët kanë shprehur kundërshtime për koston e lartë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, duke e cilësuar projektligjin si mbështetje për vazhdimin e luftës me Iranin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bëri të ditur…