Genoa interesohet për Mario Mitajn

23 korrik 2026 | 12:17

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, mund të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Genoa ka bërë kërkime për 21-vjeçarin, por një transferim i mundshëm konsiderohet i vështirë për shkak të kërkesave financiare të Al-Ittihadit dhe nivelit të pagave në Saudi Pro League.

Mitaj iu bashkua Al-Ittihadit nga Lokomotiva e Moskës dhe deri më tani ka regjistruar 32 paraqitje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më premtues shqiptarë.

Skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi synon të përforcojë krahët e mbrojtjes dhe nuk përjashtohet mundësia që negociatat të rifillojnë nëse klubi italian vendos të paraqesë një ofertë zyrtare.

Për momentin, interesi i Genoas mbetet konkret, por realizimi i marrëveshjes varet nga kushtet financiare që do të kërkojë Al-Ittihadi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur seanca gjyqësore ndaj…