“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

23 korrik 2026 | 16:22

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se posedon një listë me emrat e personave që, sipas tij, janë përfshirë në pagesa të disa prej drejtuesve të protestave që po zhvillohen prej disa javësh në Shqipëri.

Balla ka pretenduar se në këtë listë janë identifikuar persona që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja dhe që, sipas tij, komandojnë dhunën gjatë protestave.

Sipas tij, qëllimi i këtyre personave është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë.

“Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë. Ta Gardës Revolucionare padyshim”, ka thënë Balla.

Ai ka shtuar se pret që organet e drejtësisë të ndërmarrin hapa konkretë në ditët në vijim.

“Janë organet e drejtësisë që duhet t’i ndjekin shqetësimet dhe besoj që në ditët në vijim do të kenë fakte konkrete dhe procedime konkrete”, ka deklaruar Balla.

Këto komente Balla i ka bërë të enjten, ndërsa protesta para Kuvendit të Shqipërisë ka vijuar me tensione, ku është dashur edhe ndërhyrja e Policisë.

Përplasje ka pasur edhe brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e pozitës dhe opozitës janë përballur me kundërshtime lidhur me reformën territoriale dhe çështje të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi,…