Nis rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej nga punimet në “Rrugën A”

23 korrik 2026 | 11:53

Komuna e Prishtinës ka nisur rrënimin e shtëpisë në afërsi të “Rrugës A”, e cila ishte dëmtuar dhe rrezikonte të shembej si pasojë e punimeve në këtë segment.

Rasti ka nxitur reagime të shumta ditët e fundit, pasi pronari kishte refuzuar ta lironte shtëpinë, ndërsa Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, kishte insistuar në rrënimin e saj për shkak të rrezikut të shembjes.

Sipas Ramës, shtëpia ishte ndërtuar pa leje dhe ndodhej në pronë komunale. Ai ka deklaruar gjithashtu se pronari ishte njoftuar më herët për rrezikun që paraqiste objekti.

Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës po paguan qiranë për familjen, pasi anëtarët e saj ishin larguar më herët nga shtëpia për shkak të punimeve për zgjerimin e “Rrugës A”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas plot katër dekadash nga botimi i parë, ka riparë…